Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Frodsham, Cheshire, në orët e para të mëngjesit të së shtunës, teksa një deputet laburist denoncoi një sulm të ushtruar ndaj tij.
Deputeti i identifikuar si Mike Amesbury u filmua teksa qëndronte përballë me një burrë të shtrirë në trotuar.
Përgjatë videos e cila po bën bujë në rrjet, Amesbury teksa i bërtet një burri: “nuk do të më kërcënosh më kurrë, apo jo?”
Në një deklaratë, Amesbury tha se “u përfshiva në një incident që ndodhi pasi u ndjeva i kërcënuar në rrugë pas një mbrëmjeje me miqtë. Këtë mëngjes, unë kontaktova vetë Policinë e Cheshire për të raportuar atë që ndodhi gjatë këtij incidenti. Unë nuk do të bëj komente të mëtejshme publike, por, natyrisht, do të bashkëpunoj me çdo hetim nëse kërkohet nga Policia e Cheshire. Unë mbetem plotësisht i përkushtuar për të punuar shumë për njerëzit e Runcorn dhe Helsby, dhe jam i vendosur të mbetem një deputet i hapur dhe i arritshëm për komunitetin tonë.”
Ju kujtojmë se Amesbury u zgjodh për herë të parë në vitin 2017 dhe më parë shërbeu në kabinetet hije të Jeremy Corbyn dhe Sir Keir Starmer.
Një zëdhënës i Partisë Laburiste u shpreh se “jemi në dijeni të një incidenti që ndodhi mbrëmë. Ne e kuptojmë se deputeti Mike Amesbury iu drejtua policisë së Cheshire për të raportuar vetë atë që ndodhi këtë mëngjes dhe se ai do të bashkëpunojë me çdo pyetje që ata kanë”.


