Publikohet parashikimi i parë se kush do ta fitojë këtë edicion të ri të Champions League. Ky është simulimi i Superkompjuterit të Grosvenor Sport, që shpall fitues Mançester Sitin e Pep Guardiolës.
Skuadra angleze, sipas këtij studimi, do ta fitonte titullin, duke mposhtur në finale kampionin aktual Real Madrid. Më tej, dhe sipas tij, do të ishte klubi anglez ai që do të eliminonte Barcelonën në çerekfinale.
Sipas të dhënave të të njëjtit studim, fitorja do të ishte 2-0 për Sitin ndaj skuadrës së Ançelotit. Të dy do të arrinin në këtë event, pasi mundën në gjysmëfinale Liverpul dhe Lajpcig.
Superkompjuteri është një model probabiliteti, që nuk përcaktohet nga parashikimet ose paragjykimet njerëzore.


