Një ngjarje e papritur ka ndodhur së fundmi në Korenë e Jugut ku një avion është përfshirë nga flakët.
Sipas mediave të huaja, raportohet se në avion ndodheshin 169 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit.
Nga incident i rëndë, fatmirësisht nuk mësohet të ketë patur viktima, pasi të pranishmit arritën të evakuoheshin në kohën e duhur.
Mësohet se zjarri nisi në pjesën e pasme të avionit, i cili po përgatitej për ngritje në pistën e aeroportit me destinacion Hong Kongun dhe u përhap me shpejtësi.


