Një ngjarje e papritur ka tronditur fansat e këngëtares së mirënjohur shqiptare, Genta Ismajlin.
Burimet bëjnë me dije se këngëtarja në fjalë është përfshirë në një aksident automobilistik në Amerikë.
Sipas burimeve për emisionin ”IN & Out”, këngëtarja e njohur u godit nga një polic në Shtetet e Bashkuara, konkretisht në Çikago.
Pas dëmtimeve të marra mësohet se tashmë ajo ka filluar të marrë veten dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Vetë këngëtarja nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për lajmin e ditëve të fundit, por nga burimet afër saj mësohet se gjendja shëndetësore është nën kontroll.


