Lamine Jamal ka shënuar tjetër supergol në Spanjë. Pas Espanjolit, viktima e radhës e tij ishte Villarreal. Me këto të fundit po luhet ndeshja për javën e parafundit të kampionatit.
Barcelona e pësoi fillimisht nga Vijareal. Për të barazuar mendoi Jamal, që nuk shënon gola të zakonshëm.
Ishte minuta e 38-të, kur dërgoi topin në rrjetë. 17-vjeçari po shkëlqen në sezonin e dytë radhazi me Barcelonën.
Trofeu i kampionit, Superkupa dhe Kupa kanë bërë që ta vendosin në qendër të vëmendjes. Jamal konsiderohet tashmë si pretendent për fitimin e “Topit të Artë”.