A e kishit menduar se një grabitës mund të ishte edhe i apasionuar pas librit?
Ja që ndodh! Një 71-vjeçar në Itali, kapi në flagrancë 38-vjeçarin hajdut teksa shfletonte një nga librat e të moshuarit.
Hajduti është “kapur në flagrancë” në një apartament në qendër të Romës teksa lexonte një libër.
Pronari i shtëpisë, një 71-vjeçar, dëgjoi zhurma që vinin nga një dhomë dhe, pasi hyri brenda, u befasua nga një 38-vjeçar që po shfletonte librin.
Ngjarja ka ndodhur më 20 gusht rreth orës 13:00 në një shtëpi në lagjen Prati.
Përktheu Radar.al


