DEVOLL– Në fshatin Proger të Devollit, ku ka pasur përmbytje nga reshjet e dendura të shiut është raportuar humbja e kontaktit me një grua të moshuar. Sipas të dhënave të deritanishme dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
Menjëherë pas njoftimit, forcat e Policisë së Devollit, në bashkëpunim me efektivë të ushtrisë, kanë nisur kërkimet në zonë për gjetjen e saj. Kontrollet po kryhen në territorin përreth fshatit, si edhe në zona pyjore ku dyshohet se e moshuara mund të ketë kaluar./Radar.al


