Është arrestuar mbrëmjen e djeshme Adi Çoba, i kërkuar nga autoritetet italiane. Ai është arrestuar në Durrës nga Byroja Kombëtare e Hetimit.
Paraditen e sotme, kreu i SPAK Klodian Braho tha se për persona të veçantë janë duke menduar një strategji për t’i arrestuar vetë, duke mos përfshirë Policinë, si në këtë rast.
Kush është Adi Çoba
Adi Çoba, një personazh kyç në trafikun e kokainës, u prangos në një operacion që nuk u përfshi Policia e Shtetit.
Deri vitin e kaluar emri i tij rezultonte tërësisht i panjohur për drejtësinë shqiptare, por për herë të parë shfaqet në skenë pas operacionit Ura që goditi një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Ai mbetet një figurë misterioze, por në dosjen e drejtësisë italiane për këtë operacion, Adi Çoba shfaqet si organizatori i rrjetit të trafikut të kokainës në Itali.
Deri vitin e kaluar, emri i Adi Çobës rezultonte tërësisht i panjohur për drejtësinë shqiptare, por për herë të parë shfaqet në skenë pas operacionit Ura që goditi një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Ai mbetet një figurë misterioze, por në dosjen e drejtësisë italiane për këtë operacion, Adi Çoba shfaqet si organizatori i rrjetit të trafikut të kokainës në Itali.
Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, Adi Çoba rezulton të jetë drejtuesi i organizatës i cili siguronte dhe dërgonte nga jashtë, sasi të mëdha heroine dhe kokaine në Itali. Ai koordinonte dhe drejtonte nga Shqipëria aktivitetet e anëtarëve të tjerë të organizatës, shqiptarë dhe italianë.
Në dosjen italiane thuhet se Adi Çoba, “në cilësinë e kreut dhe promovuesit të grupit, merrte dhe dërgonte në Itali korrierë që sillnin sasi të mëdha heroine dhe kokainë, të furnizuara nga Shqipëria dhe Holanda përmes veprimtarisë së paligjshme të anëtarëve të tjerë të grupit”.
Gjithashtu, hetimet kanë nxjerrë në dritë dhe bashkëpunimin e ngushtë të Çobes me Elvis Doçin, i njohur ndryshe si Visi i Pojës, në trafikimin e narkotikëve.


