Site icon Informohu siç duhet

E kapi shah mat me tjetrën/ Ç’po ndodh mes Albës dhe Limit? Videoja flet vetë

E kapi shah mat me tjetrën/ Ç’po ndodh mes Albës dhe Limit? Videoja flet vetë

Me rrugëtimin e tyre në “Ferma VIP2”, Alba dhe Limi u kthyen në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe jo vetëm.

Romanca mes tyre bëri që ata të ishin personat më të përfolur në rrjet kohëve të fundit.

Mirëpo e papritura ndodhi për dyshen. Një mbrëmje teksa Alba ishte e ftuar speciale në “Ferma VIP 2”, Limi postoi foton e një vajze, thuajse nudo, në Instastoryn e tij.

Teksa Alba komentonte rreth lojës në “Ferma VIP”, ajo ndërpreu fjalën dhe e qetë paralajmëroi se do ndërpriste intervistën vetëm që të shkonte në rezidencën ku ajo dhe Limi jetonin prej ditësh. Dhe paralajmëroi se “një tërmet” i papritur mund të ndodhë.  Kjo pasi në Instagramin e saj u shpërnda menjëherë fotoja që Limi postoi në story.

Por mesa duket situata mes dyshes qenka qetësuar. Ndonëse u përfol për tradhëti nga ana e Limit, nëpërmjet një video të postuar së fundmi duket se dashuria mes tyre është shumë më e madhe se xhelozia.

Të shfaqur në krahët e njëri-tjetrit, Limi e Alba duken shumë të lumtur së bashku.

“Më mirë me ty dhe i pasur. Se sa pa ty dhe i varfër” shkroi Alba poshtë videos. / Përgatiti Radar.al

 

Exit mobile version