Ka nisur seanca plenare e Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës, pas zgjedhjeve të 11 majit. Gjatë kësaj seance, 135 deputetë të zgjedhur nga qytetarët u betuan mbi Kushtetutën e Shqipërisë për përgjegjësitë e tyre përfaqësuese dhe ligjvënëse.
Zgjedhjet e 11 majit prodhuan 83 mandate për Partinë Socialiste, 50 për Partinë Demokratike, 3 për Partinë Socialdemokrate, 2 për Partinë Mundësia, 1 për “Shqipëria Bëhet” dhe 1 për Lëvizjen Bashkë. Dy deputetë të PSD dhanë dorëheqjen nga mandati.
Nga 138 deputetë, 71 ulen për herë të parë në karrigen e parlamentit. Mosha mesatare e tyre është 47,5 vjeç, duke kombinuar përvojën me energjinë e re, dhe 35% e deputetëve janë gra.
Të zgjedhurit vijnë nga profesione të ndryshme: 32 nga drejtësia, 31 nga ekonomia dhe të tjerë nga mjekësia, shkencat natyrore, sociale, politike, inxhinieria, arti dhe sipërmarrja. Ndër ta, 25 mbajnë gradën “Doktor i Shkencave” dhe 5 titullin “Profesor”.


