Një ngjarje e papritur ka ndodhur para pak çastesh në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë, ku një apartament është përfshirë nga flakët.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se e gjitha ndodhi për shkak të shpërthimit të një bombole gazi.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 02.05.2025, rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 6-të, të një pallati në rrugën “Tish Daija”. Si pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet zjarrfikësese ndodhen në vendngjarje dhe punojnë për fikjen e zjarrit. Ndërkohë grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


