Devoll- Një person është gjetur i pajetë këtë të shtunë në Devoll. Policia bëri me dije se viktima është shtetasi N. Sh., rreth 50 vjeç.
Ekspertët thanë se dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 08:00, në Devoll, në banesë, është gjetur i pajetë shtetasi N. Sh., rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të saktë të humbjes së jetës.


