Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në kthesat e Llogarasë. Sipas raportimeve, një autobus është përplasur me një kamion. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të plagosur, por ka vetëm dëme materiale.
Si pasojë e aksidentit trafiku në zonë është rënduar ndjeshëm, duke krijuar radhë prej disa kilometrash. Gjithashtu situata është përkeqësuar edhe nga fakti që tuneli i Llogarasë vijon të jetë i mbyllur për shkak të punimeve.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka kryer veprimet hetimore duke patrulluar më pas zonën dhe menaxhuar trafikun.