Një drejtues mjeti i identifikuar nga disa shoferë të tjerë ka kryer manovra të frikshme së fundmi në autostradën Fier-Vlorë.
Burimet bëjnë me dije se një person po lëvizte komplet kundravajtje e me shpejtësi të lartë.
Siç mund ta shikoni dhe në pamjet e postuara nga Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore, mjeti me targa AB208BI lëviz kundravajtje në autostradë.
Ngjarja në fjalë mësohet të ketë ndodhur pranë Spitalit Rajonal Memorial në Fier, ku mjeti Citroën është futur në autostradë në korsinë e kundërt dhe vazhdon i pashqetësuar lëvizjen në drejtim të Vlorës.
Madje, në korsinë e shpejtësisë duke rritur mundësinë për një aksident të mundshëm.
Në lidhje me këtë ngjarje, nuk ka patur akoma një reagim nga ana e policisë.


