Rritja e numrit të infektimeve nga gripi, ka shtuar fluksin e urgjencave edhe në shërbimin infektiv në QSUT.
Shefja e shërbimit Infektiv Najada Çomo bëri me dije se mes të shtruarve në shërbimin infektiv me komplikacione serioze për jetën ka edhe adoleshentë.
Komplikacionet e gripit, prekin mushkëritë por dhe trurin.
“Ka shtim të numrit të rasteve të paraqitura në urgjencë. Shifra është 200 persona të paraqitur gjatë 24 orëve, një pjesë gati 20 persona shtrohen në spitalin infektiv me gripin, që është grip i komplikuar. Kemi mosha 14-15-16 vjec të shtruar dhe kemi dhe 70 apo 80 vjeçarë por akoma po dominonin mosha e re.
Komplikacionet që kanë ndodhur te rastet e shtruara te ne kryesisht për trurin kanë qenë te moshat e reja”.


