Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Modeli i “kampeve si në Shqipëri”, por me kushte! Eksperti i Gjykates Evropiane te Drejtesisë i jep të drejtë Melonit

    Armando Brojës mund t’i duhet ta nisë nga e para, te Bërlni janë gati për vendimin drastik

    Këmbimi valutor për ditën e sotme, 24 Prill 2026

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lifestyle

    E dinit që mungesa e kaliumit nxit depresionin? Ja cilat ushqime mund t’iu ndihmojnë

    September 10, 2024
    E dinit që mungesa e kaliumit nxit depresionin? Ja cilat ushqime mund t’iu ndihmojnë

    Kaliumi i lejon muskujt të lëvizin, nervat të transmetojnë mesazhet e trurit dhe veshkat të filtrojnë gjak. Trupi duhet të ketë ekuilibrat e duhur të kaliumit që zemra të jetë e shëndetshme.

    Mungesa e kaliumit nxit depresionin

    Nivelet e ulëta të kaliumit rrisin rrezikun e depresionit dhe shqetësimeve nervore. Sipas një studimi të fundit, një regjim ushqimor i pasur me kalium zbut simptomat e depresionit.

    Gjetjet e studimit të publikuara në revistën britanike Për Ushqyerjen, konfirmuan se kaliumi është i nevojshëm për trajtimin e luhatjeve të humorit dhe se mungesa e tij lidhet fort me simptomat e depresionit.

    Kaliumi kundër dhimbjeve

    Mungesa e kaliumit shkakton nervozizëm, lodhje, plogështi të muskujve, kontraktime dhe dhimbje kronike.

    Dhimbja me depresionin janë të ndërthurura ngushtë dhe intensifikojnë njëra tjetrën. Sipas të dhënave, njerëzit që vuajnë nga dhimbjet kronike janë tre herë më të rrezikuar nga problemet psikiatrike.

    Kaliumi dhe serotonina

    Studimet e publikuara në revistën Nature Neuroscience konfirmojnë se kaliumi luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e nivelit të serotoninës. Kaliumi lehtëson përdorimin e serotoninës nga truri.

    Nëse një person depresiv ka ndjenja negative për veten dhe botën përreth, kaliumi aktivizon nervat që nxisin ndjenjat pozitive dhe të bukura.

    Kjo është arsyeja përse edhe një ulje e vogël në nivelin e kaliumit në trup ndez ankthin.

    Shkaktarët e mungesës së kaliumit

    Një nga shkaktarët më të mëdhenj të mungesës së kaliumit në trup është pirja e tepërt e pijeve të gazuara.

    Prishja e ekuilibrave hormonalë mund të shkaktojë rënie të nivelit të kaliumit që nga ana tjetër nxit shfaqjen e depresionit.

    Njerëzit që pijnë shumë kafe, alkol dhe hanë gjëra të kripura të përpunuara janë gjithashtu të rrezikuar nga mungesa e kaliumit.

    Burimet më të mira ushqimore të kaliumit

    Barishtet, patatet e ëmbla, kungulli i verdhë, kosi, salmoni, avokado, bananet, arrorët, agrumet, qumështi, kumbullat e thata, rrushi i thatë, hurmat e Arabisë, karrotat dhe fasulet janë disa prej burimeve më të mira të kaliumit.

    Kaliumi është një mineral që tretet në ujë, ndaj barishtet, karrotat dhe patatet duhen pjekur dhe jo zier për të marrë më shumë kalium.

    Nëse ju do t’i zieni ato, atëherë duhet të siguroheni që ujin do ta përdorni për supë dhe nuk do ta hidhni.

     

    depresioni kaliumi keshillat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Modeli i “kampeve si në Shqipëri”, por me kushte! Eksperti i Gjykates Evropiane te Drejtesisë i jep të drejtë Melonit

    April 24, 2026

    Armando Brojës mund t’i duhet ta nisë nga e para, te Bërlni janë gati për vendimin drastik

    April 24, 2026

    Këmbimi valutor për ditën e sotme, 24 Prill 2026

    April 24, 2026

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 24 Prill 2026

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.