Një tërmet i ri me magnitudë 3.4 ballë të shkallës Rihter ka tronditur mëngjesin e së dielës (2/01) zonën detare të Amorgos.
Mediat e huja bëjnë me dije se tërmeti ka ndodhur pak para orës 7:00 të mëngjesit, 29.2 km në jugperëndim të Amorgos dhe në një thellësi fokale 135.0 kilometra.
Mësohet se pasditen e djeshme (1/2) u mblodh Komisioni i Vlerësimit të Rrezikut Sizmik për të vlerësuar situatën në lidhje me tërmetet që kanë prekur Santorinin dhe Anafin.
Aktiviteti sizmik gjatë 24 orëve të fundit ka qenë intensiv në zonën detare të Santorinit dhe ishujve fqinjë, me mikrotërmete të shumta që ndodhin vazhdimisht.


