Zyrtarët mongole “kanë detyrimin” të arrestojnë Vladimir Putin nëse ai viziton vendin javën e ardhshme, ka thënë Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC).
Udhëtimi, që pritet të ndodhë të martën, do të jetë hera e parë që lideri rus viziton një vend anëtar të ICC që kur gjykata urdhëroi arrestimin e tij në mars 2023.
Gjykata pretendon se Putin është përgjegjës për krimet e luftës, duke thënë se ai nuk arriti të ndalonte dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina në Rusi që nga fillimi i konfliktit.
Pavarësisht se zyrtarët në Ukrainë kërkojnë që Mongolia ta arrestojë Putinin sapo të mbërrijë në vend, Kremlini tha se nuk kishte “asnjë shqetësim” për vizitën.
“Ne kemi një raport të shkëlqyer me partnerët tanë nga Mongolia,” u tha gazetarëve në Moskë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
“Sigurisht, të gjitha aspektet e vizitës së Presidentit janë përgatitur me kujdes.
Dr Fadi el-Abdallah, një zëdhënës i ICC, i tha BBC-së të premten se gjykata mbështetet në shtetet e saj palë – përfshirë Mongolinë – për të “ekzekutuar vendimet e saj”.
Ai tha se Mongolia, si nënshkruesit e tjerë të ICC, ka “detyrimin për të bashkëpunuar”. Kjo përfshin respektimin e urdhrave të arrestit si ai që gjykata lëshoi për arrestimin e Putinit në vitin 2023.
Përktheu Radar.al nga BBC


