Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përplasje me sende të forta në Shëngjin, një i plagosur! Shoqërohet autori i dyshuar

    Gjermania kundërshton vendimin e Trumpit për të mos ftuar Afrikën e Jugut në Samitin e G20

    Papa Klementi XI, pontifiku me prejardhje arbëreshe që la gjurmë në historinë e Kishës Katolike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    E akuzoi për ngacmim sek*ual, Gjykata dënon Egla Cenon për shpifje ndaj Saimir Kodrës

    October 21, 2025

    Gjykata e Tiranës ka shpallur aktoren Egla Ceno fajtare për shpifje pas akuzave publike që ajo kishte bërë ndaj moderatorit Saimir Kodra, të cilin e kishte akuzuar për ngacmim seksual.

    Në vendimin e Dhoma Penale të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Saimir Kodra rezultoi i pafajshëm, ndërsa Ceno u dënua me detyrimin për të publikuar vendimin gjyqësor brenda 15 ditëve, duke mbuluar dhe shpenzimet e saj.

    Pas shqyrtimit të të gjitha provave dhe dëgjimit të palëve, gjykata pushon akuzën për “Fyerje” në ngarkim të Cenos, por e shpall fajtore për “Shpifje” në dëm të Kodrës.

    Publikimi i vendimit duhet të bëhet plotësisht dhe të qëndrojë tri ditë në Gazetën Panorama, në versionin print dhe online.

    NJOFTIM PËR SHTYP

    Referuar interesit të shfaqur nga disa gazetarë, komunikohet informacioni zyrtar në vijim:

    Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, pasi ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor të kërkesës penale me palë: viktimë akuzuese S.K., e akuzuar E.C. ka shqyrtuar dhe vlerësuar të gjitha aktet dhe provat të administruara në kuadër të këtij gjykimi penal, ka dëgjuar palët në pretendimet e tyre përfundimtare, në emër të Republikës,

    VENDOSI :
    Pushimin e akuzës për kryerjen e veprës penale të “Fyerja”, parashikuar nga neni 119/2 i K.Penal, në ngarkim të të akuzuarës E. C., pasi ndjekja penale për këtë vepër nuk mund të vazhdojë në referencë të nenit 328, pika 1, gërma ‘d’ dhe 387 të K.Pr.Penale.
    Deklarimin fajtor të të akuzuarës E. C., për veprën penale të “Shpifja” e parashikuar nga neni 120/2 i K.Penal, në dëm të viktimës akuzuese Saimir Kodra dhe në bazë të neneve 30, paragrafi II dhe 43 të K.Penal, dënimin e saj me dënimin plotësues për publikimin e vendimit gjyqësor.
    Publikimi i vendimit gjyqësor do të bëhet nga e akuzuara E. C., me shpenzimet e saj brenda 15 ditëve nga dita që vendimi merr formë të prerë.
    Publikimi i vendimit do të bëhet tërësisht dhe do të qendrojë për tri ditë në Gazetën “Panorama”, në versionin print dhe online të saj.
    Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të të akuzuarës.
    Kundër vendimit lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga dita e njoftimit të këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
    U shpall sot në Tiranë, me datë 21.10.2025.

    egla ceno ngacmim seksual Saimir Kodra
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përplasje me sende të forta në Shëngjin, një i plagosur! Shoqërohet autori i dyshuar

    July 23, 2026

    Gjermania kundërshton vendimin e Trumpit për të mos ftuar Afrikën e Jugut në Samitin e G20

    July 23, 2026

    Papa Klementi XI, pontifiku me prejardhje arbëreshe që la gjurmë në historinë e Kishës Katolike

    July 23, 2026

    Rama mbledh nesër grupin parlamentar dhe qeverinë: Do të ndaj reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit

    July 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.