Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mes Sirisë dhe Irakut, REL: Paqartësi për vendndodhjen e shqiptarëve në zonat e konfliktit

    Vr*u prindërit e ish-partnerit, kufomat u gjetën të copëtuar në valixhe, 30 vite burg për shqiptaren

    Selin: Largohem e fituar, edhe pa vendin e parë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Dyshohet se u përfshinë në baste sportive, AMP ekzekuton masat e sigurisë ndaj 6 efektivëve

    January 20, 2026

    ELBASAN– AMP në rajonin Elbasan–Korçë, ka ekzekutuar vendimet e gjykatës për 6 efektive në kuadër të operacionit të koduar “Last Bet”.

    Gjykata ka caktuar masa sigurie ndaj 6 punonjësve të Policisë së Shtetit, mes tyre edhe një efektiv i njësisë speciale RENEA, si dhe ndaj 1 shtetasi civil, të dyshuar për përfshirje në organizimin dhe favorizimin e lojërave të fatit të paligjshme.

    Masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” është caktuar për Nënkomisar R.T., specialist për krimet, Stacioni i Policisë Manëz (Durrës), Inspektor E.K., ndihmës specialist/kontrollor, Policia Kufitare Morinë (DVKM Kukës) dhe shtetasin I.T., banues në Tiranë.

    Ndërsa ndalim për të dalë jashtë shtetit dhe detyrim paraqitjeje u caktua për komisar D.S., shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Volum, Komisariati i Policisë Devoll, nënkomisar A.M., përgjegjës turni, Policia Kufitare Morinë, inspektor G.B., ndihmës specialist/kontrollor, Policia Kufitare Morinë dhe inspektor E.D., trupë shërbimi operacional pranë Seksionit Special të Ndërhyrjes Taktike, RENEA.

    Ata akuzohen për organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin dhe Shpërdorim detyre. Persona iu sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet të jenë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.

    NJOFTIMI I POLICISË:

    Gjykata ka caktuar masa sigurie ndaj 6 punonjësve të Policisë së Shtetit, mes tyre edhe një efektiv i njësisë speciale RENEA, si dhe ndaj 1 shtetasi civil, të dyshuar për përfshirje në organizimin dhe favorizimin e lojërave të fatit të paligjshme.
    📍AMP ekzekuton masat e sigurisë ndaj 6️⃣ punonjësve të policisë dhe 1️⃣ shtetasi
    Në kuadër të operacionit “Last Bet” zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u ekzekutua vendimi penal i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar:
    Masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Pr. Penale, ndaj;
    ▶️ Nënkomisar R.T., me detyrë Specialist për krimet, pranë Stacionit të Policisë Manëz, në Komisariatin e Policisë Durrës.
    ▶️ Inspektor E.K., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.
    ▶️ Shtetasi I.T., banues në Tiranë
    Masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 233 dhe 234 i Kodit të Pr. Penale, ndaj;
    ▶️ Komisar D.S., me detyrë Shef i Seksionit për hetimin e krimeve në volum në Komisariatin e Policisë Devoll.
    ▶️ Nënkomisar A.M., me detyrë Përgjegjës turni pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.
    ▶️ Inspektor G.B., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.
    ▶️ Inspektor E.D., me detyrë Trupë shërbimi operacional pranë Seksionit Special të Ndërhyrjes Taktike, në njësinë speciale “Renea”.
    Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur në kuadër të procedimit penal të vitit 2025, ku nga veprimet e thelluara hetimore, rezultoi se shtetasit e mësipërm duke shfrytëzuar atributet e funksionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive të palejuara / basteve sportive, duke konsumuar elementët e veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 197/25 dhe 248 i Kodit Penal. Në funksion të veprimeve proceduriale u sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet të jenë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal./Radar.al

    elbasan policia e shtetit Policia Kufitare Morinë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mes Sirisë dhe Irakut, REL: Paqartësi për vendndodhjen e shqiptarëve në zonat e konfliktit

    April 16, 2026

    Vr*u prindërit e ish-partnerit, kufomat u gjetën të copëtuar në valixhe, 30 vite burg për shqiptaren

    April 16, 2026

    Selin: Largohem e fituar, edhe pa vendin e parë

    April 16, 2026

    Hungari: Magyar do të dëbojë ‘migrantët VIP’ të Orbanit

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.