PUKË– Dy turistë të huaj kanë kërkuar ndihmë emergjente, pasi janë rrëzuar dhe kanë humbur orientimin gjatë një ecjeje në zonën malore pranë liqenit të Komanit.
Nga informacionet paraprake mendohet se ata ndodhen pranë qytetit antik të Dalmacias dhe majës së Murges, ndërsa në vendngjarje janë nisur menjëherë zjarrfikësit e Pukës dhe një autoambulancë për t’u ardhur në ndihmë.
Autoritetet janë në terren dhe po punojnë për lokalizimin e saktë dhe shpëtimin e turistëve./Radar.al


