Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    “Dy prej tyre nuk ishin në listë”/ Nga kostumi i shkurtër i profesoreshës te mungesa e certifikimit, vd*kja e 5 zhytësve në Maldive

    May 21, 2026

    Detajet e reja që janë zbuluar orët e fundit po shtojnë pikëpyetjet rreth tragjedisë së rëndë në shpellat nënujore të Maldiveve, ku humbën jetën pesë zhytës italianë.

    Dje u nxorën nga uji edhe trupat e dy viktimave të fundit, Muriel Oddenino dhe Giorgia Sommacal, falë ndihmës së ekspertëve finlandezë të specializuar në zhytje në shpella. Bazuar në atë që raportojnë mediat italiane, hetuesit po fokusohen në disa elemente që konsiderohen anomali serioze dhe që mund të kenë ndikuar në tragjedinë e ndodhur disa ditë më parë.

    Një nga detajet që ka tërhequr vëmendjen lidhet me pajisjet e përdorura nga profesorja Monfalcone. Burime lokale thanë për “Corriere della Sera” se ajo kishte veshur një kostum të shkurtër zhytjeje, i cili konsiderohet i papërshtatshëm për eksplorime në thellësi dhe në shpella nënujore.

    Ndërkohë, autoritetet kanë sekuestruar kamerat GoPro të përdorura nga zhytësit, me qëllim analizimin e plotë të pamjeve filmike që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

    Një tjetër pikë e dyshimtë ka të bëjë me mungesën e informacionit të saktë për vendndodhjen e shpellës ku po zhvillohej ekspedita. Zëdhënësi presidencial i Maldiveve, Mohameed Hussain Shareef, deklaroi për Associated Press se autoritetet, megjithëse kishin dhënë leje për zhytjen, nuk ishin informuar për vendndodhjen e saktë të shpellës që po eksplorohej.

    Ai theksoi se bëhej fjalë për shpella shumë të rrezikshme, me terren të vështirë, rryma të forta dhe dukshmëri të ulët. Po ashtu, autoritetet kanë zbuluar se të paktën dy nga pesë viktimat nuk figuronin në listën zyrtare të studiuesve të paraqitur për ekspeditën.

    “Ne nuk e dinim që ishin pjesë e ekspeditës”, deklaroi Shareef, duke shtuar më tej dyshimet mbi organizimin e misionit.

    Megjithatë, elementi më i rëndë lidhet me mungesën e certifikimit për zhytje në shpella. Avokatja e operatorit turistik “Albatros” deklaroi për “Corriere della Sera” se asnjë prej zhytësve nuk kishte licencën e posaçme që kërkohet për eksplorime të tilla ekstreme.

    Bëhet fjalë për një certifikim të avancuar zhytjeje, i cili autorizon eksplorimin e zgavrave apo shpellave nënujore, ambiente ku nuk është e mundur dalja direkte në sipërfaqe për shkak të “tavanit” shkëmbor.

    “Sa di unë, asnjëri prej pesë zhytësve nuk kishte përgatitje specifike për zhytje në shpella dhe as certifikimin përkatës. Në këtë pikë, çështja e thellësisë kalon në plan të dytë. Në çdo rast, kjo zhytje ishte jashtë programit të autorizuar nga Universiteti i Genovas dhe qeveria maldiviane. Gjithashtu, ajo ishte jashtë kapaciteteve tona operative si operator turistik, në kuptimin që ne nuk disponojmë pajisjet e nevojshme.”-tha avokatja./Radar.al

    Maldive vdekja e 5 zhytesve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.