Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Lëngu i boronicës mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit të lëkurës

    Ministri Hoxha në Delfi me Marta Kos: Integrimi në BE kërkon ritëm pa ndalesë

    Aksident fatal në Elbasan-Cërrik, humb jetën 28-vjeçari, një i plagosur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Dy persona të maskuar hynë brenda kompanisë “ONE”, zbardhen emrat e 7 personave nën hetim

    March 26, 2025
    Dy persona të maskuar hynë brenda kompanisë “ONE”, zbardhen emrat e 7 personave nën hetim

    TIRANË-Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur më 25 Dhjetor 2024, ku dy persona të maskuar kanë hyrë brenda kompanisë “ONE Albania”, ndërsa ngjarja është mbajtur e fshehtë për gati 3 muaj.

    Shtatë punonjës të sigurisë fizike dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të “One Albania” janë proceduar penalisht pasi akuzohet se nuk kanë raportuar në polici ngjarjen.

    Procedimi penal për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, ka nisur ndaj:

    • 2 punonjësve të sigurisë së brendshme të kompanisë, 50-vjeçarit Gentian Koçi, dhe 31-vjeçarit Arsil Feshti, si dhe drejtuesit të departamentit të zyrave dhe pasurisë të kësaj kompanie telefonike, 38-vjeçari Erald Sina.

    Po ashtu nisi procedimi penal për veprën “Moskallëzimi i krimit” ndaj:

    • drejtuesit teknik dhe 4 punonjësve të grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë, shtetasve Alfred Zylalaj, 54 vjeç, Gëzim Sala, 40 vjeç, Koço Veneti, 63 vjeç, M. D., 55 vjeç; dhe Ismet Tartari, 62 vjeç.

    Sipas policisë, Gentian Koçi, shefi i security së “ONE Albania”, në deklarimin e tij ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale. Lidhur me këtë ngjarje gazetarja Klodiana Lala informon se, sipas burimeve të saj, ka dyshime të forta se janë dëmtuar kompjuterët e kompanisë telefonike.

    Personat nën hetim:

    Gentian Koçi

    Erald Sina

    Arsil Feshti

    Alfred Zylalaj

    Gëzim Sala

    Koço Veneti

    Ismet Tartari

    NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË:

    Nuk raportuan një ngjarje të ndodhur në muajin dhjetor 2024, procedohen penalisht 7 punonjës të sigurisë fizike dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të një kompanie telefonike, në Tiranë.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, pas marrjes së informacionit për një ngjarje të ndodhur dhe të paraportuar, kanë kryer veprime verifikuese dhe hetimore, të cilat çuan në konstatimin e kësaj ngjarjeje, e ndodhur më datë 25.12.2024, në ambientet e një kompanie telefonike, në zonën e Laprakës.

    Nga hetimet paraprake rezultoi se rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie, duke dëmtuar drynin e derës së pasme.

    Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, shtetasi G. K, i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.

    Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Po ashtu, është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.

    Në përfundim të veprimeve procedurale, Komisariati i Policisë Nr. 3 referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, ndaj:

    • 2 punonjësve të sigurisë së brendshme të kompanisë, shtetasve G. K., 50 vjeç dhe A. F., 31 vjeç, si dhe drejtuesit të departamentit të zyrave dhe pasurisë të kësaj kompanie telefonike, shtetasit E. S., 38 vjeç.

    Po ashtu nisi procedimi penal për veprën “Moskallëzimi i krimit” ndaj:

    • drejtuesit teknik dhe 4 punonjësve të grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë, shtetasve A. Z., 54 vjeç, G. S., 40 vjeç, K. V., 63 vjeç, M. D., 55 vjeç; dhe I. T., 62 vjeç.

    Hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për të verifikuar nëse janë përmbushur detyrimet ligjore dhe kontraktuale nga shoqëria private e sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë.

    Veprimet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Radar.al

    Rama ironizon opozitën: Thellohet programi madhështor (VIDEO)

    7 personave nën hetim dy persona te maskuar ONE
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Lëngu i boronicës mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit të lëkurës

    April 24, 2026

    Ministri Hoxha në Delfi me Marta Kos: Integrimi në BE kërkon ritëm pa ndalesë

    April 24, 2026

    Aksident fatal në Elbasan-Cërrik, humb jetën 28-vjeçari, një i plagosur

    April 24, 2026

    Tarifat e One nën hetim, Biba paralajmëron vendim: Ndryshim i madh në tregun celular

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.