Floriana Garo, zëdhënëse e Partisë Demokratike, ka zbuluar se ajo dhe Silvi Bardhi do të kandidojnë për deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku, Garo shprehu kënaqësinë e saj për marrëdhënien e shkëlqyer me partinë dhe kolegët e saj të punës.

“Unë jam shumë e kënaqur nga Partia Demokratike, kemi një marrëdhënie shumë të mirë me njeri-tjetrin. Unë kam marrëdhënie shumë të mira me Alfred Lelën dhe me Silvi Bardhin, e cila po ju them që do të jetë kandidate primare në zonën e Elbasanit.
Edhe unë gjithashtu do të jem pjesë e listës, pastaj nëse jemi apo nuk jemi, këtë e vendosin qytetarët.
Sa i përket deklaratave për shtyp, është një misk mes meje dhe Lelës, por që në fund për publikimin “ok” e jep Sali Berisha”, tha Garo.
Partia Demokratike ka deklaruar se do t’i zgjedhë kandidatët për deputetë përmes procesit të “primareve”.


