Site icon Informohu siç duhet

Dy anije me 40 emigrantë nga Italia mbërrijnë sot në Shqipëri

Dy anije me 40 emigrantë nga Italia mbërrijnë sot në Shqipëri

LEZHË– Këtë të premte priten transferimet e para të emigrantëve nga Italia në qendrën e Gjadrit në Shqipëri, e kthyer me dekret të qeverisë italiane në Qendrën e Paraburgimit për Riatdhesimin, CPR.

Transferimi i emigrantëve nga Italia në qendrën e Gjadrit në Shqipëri ishte njoftuar se do të kryhej dje por u shty për ditën e sotme.

Kujtojmë se autoritetet italiane paralajmëruan se dy anijet e planifikuara për sot në portin e Shëngjinit do të mbërrijnë rreth orës 15:00. Anija e parë do të ketë 15 emigrantë në bord ndërsa në mbrëmje, rreth orës 19:00, do të mbërrijë anija e dytë me 25 emigrantë të tjerë. Në total, rreth 40 emigrantë do të mbërrijnë nesër, kjo e barabartë me kapacitetin aktual të kontejnerëve të ngritur brenda kampit të Gjadrit./Radar.al 

“Jam gati të paguaj mëkatet e mia”, Vrasësi i Ilaria Sulës i kërkoi ndjesë, familja: Na kthe vajzën…

Aksident në Berat/ Përplasen dy makina, plagoset rëndë 50-vjeçari

Filipinezi u ndihmua edhe nga i ati? Zbulohen gjurmë ADN-je të një burri në valixhen ku u gjet Ilaria Sula

LaCivita ironizon Ramën: Kush është bufi dhe kush është miu

Exit mobile version