Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dy shtetas, vëllezër, pasi dyshohet se qëlluan me armë zjarri drejt një automjeti, pas një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 të datës 3 gusht, në autostradën Durrës-Tiranë. Sipas hetimeve paraprake, shtetasit E. D., 46 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, banues në Xhafzotaj, janë konfliktuar me 35-vjeçarin L. Sh., pas një parakalimi me makinë. Më pas, ata kanë qëlluar me armë në drejtim të automjetit të tij.
Si pasojë e të shtënave, 35-vjeçari mbeti i plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po vijon punën për kapjen e autorëve, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Radar.al


