Gjatë ditës së sotshme rreth orës 16:00, në aksin rrugor Plepa-Durrës ka ndodhur një aksident ku i dëmtuar mbeti një 44 vjeçar.
Sipas burimeve mësohet se një automjet me drejtues shtetasin E. M., 66 vjeç ka përplasur një motomjet të cilën e drejtonte F. M., 44 vjeç.
Si pasojë e kësaj ngjarje është dëmtuar 44 vjeçari i cili po merr mjekimet e duhura shëndetësore.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 16:00, në aksin rrugor Plepa-Durrës, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 66 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. M., 44 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar 44-vjeçari i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


