TIRANË– Kreu i SPAK, Altin Dumani ditën e sotme nga KLP, ku paraqiti raportin vjetor për vitin 2024 të institucionit të Prokurorisë së Posaçme ka folur edhe për esktradimin e shqiptarëve.
“Nisur edhe nga fakti këta shtetas shqiptarë akuzohen për vepra penale për krim të organizuar dhe që SPAK ka kompetenca do ishte e përshtatshme që edhe ekstradimi të ishte në kompetencën e Prokurorisë së Posaçme, por jemi të vetëdijshëm që ka nevojë për ndryshime ligjore.”– u shpreh Dumani./Radar.al