Dukagjin Lipa themeluesi i Festivalti Sunny Hill, ka folur për detajet lidhur me përgatitjet.
Në një intervistë Dukagjini ka treguar se të enjten, 25 korrik, nga ora 14:00 fillon festa në një hapësirë goxha të madhe.
Dua Lipa gjatë gjithë kohës së Festivalit do të jetë në Kosovë dhe përveç shumë takimeve do të jenë rreth 25 mijë të rinjve nga mbarë bota.
“Artistët tashmë e njohin Kosovën edhe Shqipërinë përmes Sunny Hill, ne nuk promovojmë vetëm Kosovën, promovojmë vendet e rajonit. Artistët e mëdhenj si Dua, Rita Ora apo Bebe Rexha.
Ne e ftojmë çdo vit Rita Orën, por në kohën kur mbahet i ka rastisur të mos ketë mundësi. Por, edhe ajo do të jetë mysafire patjetër”, tha Lipa.
Festivali tashmë ka bërë të ditur emrat e pothuajse të gjithë artistët që do të performojnë. Në mesin e tyre janë yjet si: Bebe Rexha, Stormzy, Burna Boy, Black Coffee, Dj Snake, Tomy Gold, The Blaze, AntsLive, The Martinez Brothers, Chloe Calliet, My Gal, Lancey, Kamal etj.
Nuk mungojnë as artistët vendas si: Yll Limani, Dafina Zeqiri, Dhurata Dora, Ledri Vula, Kresha & Lyrical Son, Llafazani, Capital T, Mozzik e të tjerë bashkë me disa emra të ri të skenës si: Elsa Mala, Milk Snatchers, Bleta Përtace etj.


