Kryeministri Edi Rama vizitoi sot lagjen e Rindërtimit “5 Maji”, zonë ku jeta e 428 familjeve ka ndryshuar dhe po merr jetë një tjetër qendër e re e Tiranës, me shërbime të plota e hapësira të bukura publike.
Gjatë inspektimit të zonës, Rama u takua edhe me banorët, teksa një zonjë i tha se “duhen disa si Edi Rama dhe çdo gjë do ishte shumë mirë”.
Rama me batutë iu përgjigj:
Epo s’i kërkoja dot nonës të bënte dhe ca si unë, se dhe mua dhe vëllanë që me zi na bëri, unë i dola problematik…


