Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Lëngu i boronicës mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit të lëkurës

    Ministri Hoxha në Delfi me Marta Kos: Integrimi në BE kërkon ritëm pa ndalesë

    Aksident fatal në Elbasan-Cërrik, humb jetën 28-vjeçari, një i plagosur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Dueli i Ligës së Kombeve në Tiranë/ Trajneri i Çekisë: Nuk do e lejojmë që Shqipëria të fitojë sërish

    November 15, 2024
    Dueli i Ligës së Kombeve në Tiranë/ Trajneri i Çekisë: Nuk do e lejojmë që Shqipëria të fitojë sërish

    Trajneri i Çekisë, Ivan Hashek, ditën e sotme ka dhënë një konferencë për mediat para sfidës kundër Shqipërisë.

    Ai e ka nisur prononcimin e tij duke folur për mungesën e qendërmbrojtësve kryesorë të ekipit.

    “Ne prisnim të kishim disa mungesa por në fund doli që ishin të tre mbrojtësit. Megjithatë, kemi lojtarë me eksperiencë në futbollin ndërkombëtar, i kemi përzgjedhur në bazë të formës së tyre dhe besoj se do të jenë në gjendje të bëjnë detyrën siç duhet”, tha Hashek.

    Formacioni – “Fillimisht uroj që të gjithë ta përballojnë stërvitjen e fundit dhe të jenë në shëndet të mirë. Ne kemi përgatitur variante të ndryshme dhe po përgatiteshim për çdo situatë që në Pragë”.

    A e kënaq barazimi? “Ne kemi një objektiv të qartë dhe ai është që të kalojmë grupin në vendin e parë. Është në lojë edhe vendi në Kupën e Botës ndaj duam të përfundojmë të parët në grup nga ky këndvështrim gjithashtu. Nuk dua të bëj llogari apo të them se do ta preferoja një barazim. Objektivi është të fitojmë grupin”.

    Çfarë pret nga Shqipëria? “I kemi parë në ndeshje të ndryshe, ata janë një skuadër cilësore me një trajner të shkëlqyer. Është një skuadër që mund të luajë çdo stil, të sulmojë lart, por në të njëjtën kohë të luajë edhe në qendër apo e tërhequr me një bllok në thellësi pa asnjë lloj problemi dhe të shkojë në kundërsulme. Ata kanë lojtarë cilësorë për ta bërë një gjë të tillë. Ne nuk duam që të shohim një përsëritje të asaj që ndodhi në ndeshjen e vitit të kaluar kur lojtarët tanë u dorëzuan përballë atmosferës në stadium, bëmë shumë gabime dhe gabuan në kundërsulme. Tranzicioni drejt sulmit i Shqipërisë është shumë i shpejtë dhe vdekjeprurës”.

    Shqipëria shënon nga distanca “Ne e dimë për të gjithë lojtarët që mund të shënojnë gola të tillë. Do të mundohemi që të mbrohemi në një mënyrë të tillë që të mos i lejojmë në situata të tilla, pasi janë situata të rrezikshme. E dimë që shqiptarët janë mjaft të aftë në këto lloj gjuajtjesh”, tha ndër të tjera trajneri i Çekisë.

     

    Ivan Hashek Ndeshja shqiperi-ceki prononcim
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Lëngu i boronicës mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit të lëkurës

    April 24, 2026

    Ministri Hoxha në Delfi me Marta Kos: Integrimi në BE kërkon ritëm pa ndalesë

    April 24, 2026

    Aksident fatal në Elbasan-Cërrik, humb jetën 28-vjeçari, një i plagosur

    April 24, 2026

    Tarifat e One nën hetim, Biba paralajmëron vendim: Ndryshim i madh në tregun celular

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.