BRITANI E MADHE-Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa po bën shumë më tepër sesa të dhurojë performanca mahnitëse gjatë turneut të saj Radical Optimism.
Dua po përdor zërin dhe famën për të ndërgjegjësuar publikun mbi shëndetin seksual dhe parandalimin e HIV-it.
Gjatë një ndalese të veçantë në The Abbey, në zemër të Hollyëood-it Perëndimor, këngëtarja britanike festoi Ditën e Parë Kombëtare të PrEP së bashku me organizatën Mistr, e cila ofron qasje falas ose të përballueshme në PrEP – një trajtim parandalues që mbron trupin nga HIV-i.
“Mendoj se seksi duhet të jetë argëtues dhe duhet të jetë i sigurt. Kënaqësia dhe mbrojtja nuk janë të kundërta, përkundrazi ato shkojnë dorë për dore.”-deklaroi Dua.
Pasi performoi hitet “Neë Rules” dhe “Don’t Start Noë” përkrah trupës së saj të baletit, Lipa u bashkua në skenë me drag queens për një interpretim festiv të “Houdini”, për të shënuar arritjen e Mistr: 10,000 persona që kanë nisur përdorimin e PrEP në SHBA.
Në një intervistë për Rolling Stone, ajo shtoi:
“Ka ende shumë stigmë rreth HIV-it dhe infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Nëse mund ta çstigmatizojmë kujdesin shëndetësor dhe ta bëjmë më të hapur, atëherë ka shpresë që HIV-i të zhduket krejtësisht.”
Lipa theksoi rëndësinë e vetëkujdesit si një akt dashurie ndaj vetes: Shpresoj që kujdesi për veten të mos konsiderohet më turp. Mendoj se kjo, në vetvete, është shumë seksi.
Pjesëmarrja e saj në këtë iniciativë vjen si rezultat i bashkëpunimit me Tristan Schukraft, themelues dhe CEO i Mistr, një figurë kyçe në përpjekjen për të bërë PrEP-in të aksesueshëm për të gjithë, me apo pa sigurim shëndetësor.
“Ishte një kauzë e jashtëzakonshme. Ajo që po bën Mistr është e domosdoshme, sidomos në Amerikë. Jam me fat që më ftuat. Isha e lumtur që ndodhesha në qytet.”- tha artistja me origjine shqiptare./Radar.al
PD kërkon shkarkimin e Presidentit, Bardhi: Ka 7 raste të rënda të shkeljes së Kushtetutës


