MAT– Në lidhje me ngjarjen që ndodhi në burgun e Burrelit disa ditë më parë, ka reaguar policia e Shtetit. Në njoftimin zyrtar mësohet se efektivët e policisë kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngritjes së një mjeti inteligjent (dron), mbi ambientet e IEVP Burrel.
Bëhet fjalë për shtetasin T. A., 36 vjeç, banues në Burrel, ndërsa në bashkëpunim të ngushtë më Prokurorinë dhe IEVP Burrel, po vijojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
NJOFTIMI I POLICISË:
Mat
Policia identifikon, kap dhe shoqëron në Komisariat, autorin e dyshuar të ngritjes së një mjeti inteligjent (dron), mbi ambientet e IEVP Burrel. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, menjëherë pas marrjes së njoftimit se mbi ambientet e IEVP Burrel, ishte konstatuar një mjet inteligjent dron, i cili u neutralizua nga punonjësit e sigurisë së burgut, kanë nisur menjëherë hetimet për dokumentimin e kësaj ngjarjeje. Si rezultat i hetimeve të kryera në bazë të inteligjencës policore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Mat, i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi T. A., 36 vjeç, banues në Burrel. Në bashkëpunim të ngushtë më Prokurorinë dhe IEVP Burrel, po vijojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.


