GAZA– Iftari i parë i muajit të Shenjtë të Ramazanit është pritur me tryezat plot e me harmoni mes njerëzve edhe në një vend të rrënuar nga lufta.
Mediat e huaja raportojnë se në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pamjet e filmuara tregojnë një tryezë të gjatë të vendosur për iftarin e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, mes rrënojave ndërsa binte nata.
Palestinezët e lodhur nga lufta shënuan ditën e parë të muajit të shenjtë me agjërim dhe më shumë shqetësime. “Sot ka shumë të mira, por nuk ka para.”- tha Huda Matar për çmimet në rritje, edhe pse më shumë ushqime dhe produkte të tjera janë në dispozicion në krahasim me vitin e kaluar.
“Po diskutonin gjithashtu mënyrat për të përmirësuar dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, si pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar vuajtjet e popullsisë dhe për të mbështetur stabilitetin në rajon.”– tha zyra e Netanyahut tha javën e kaluar se ndërmjetësit./Radar.al


