SHKODËR– Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona për shkak se po drejtonin automjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Nga njoftimi i policisë janë identifikuar si S.M 61-vjeçar banues në fshatin Grizhë i cili nuk kishte leje drejtimi dhe M.G., 47 vjeç banues në Shkodër pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasit:
Sh. M., 61 vjeç, banues në fshatin Grizhe, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
- G., 47 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


