TIRANË– Këtë të premte është paraqitur në SPAK Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi. Nuk dihen ende arsyet pse Alushi është thirrë në Prokurorinë e Posaçme.
Ndërkohë pas daljes nga godina e SPAK, drejtori i Policisë së Tiranës nuk ka komentuar për mediat. Elton Alushi mban postin e kryepolicit të Tiranës prej Nëntorit 2024, pas largimit nga detyra të paraardhësit të tij Tonin Vocaj./Radar.al


