Ka përfunduar ndeshja e play-offit të Bundesligës gjermane mes Paderbornit dhe Volfsburgut. Është Paderborni, ai që mposhti Volfsburgun me rezultat 2-1, duke i dërguar “Ujqërit” në ligën e dytë gjermane pas 33 vitesh.
Rënia e Volfsburgut do të thotë se Rexhbeçaj do të luajë në Bundesliga 2, pasi u kthye si transferim i lirë aty. Golat e ndeshjes u realizuan nga Filip Bilbija dhe Laurin Curda për Paderbornin, ndërsa për Volfsburgun ishte Dzenan Pejcinoviç.
Paderborni, rikthehet në Bundesligë pas 6 vitesh duke ju bashkuar Shalkes dhe Elversbergut sezonin e ardhshëm.GOLAT E NDESHJES: VIDEO


