Site icon Informohu siç duhet

Dosja “Partizani”/ Sot seanca në GJKKO, gjyqtarja Davidhi vendos për Berishën, Malltezin dhe 3 të pandehurit e tjerë

Dosja “Partizani”/ Sot seanca në GJKKO, gjyqtarja Davidhi vendos për Berishën, Malltezin dhe 3 të pandehurit e tjerë

Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

TIRANË– Këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme do të mbahet seanca paraprake për ish-kryeministrin dhe kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi si dhe 3 të pandehurit e dosjes “Partizani”. Tre të pandehurit janë, biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina.

Sot, të enjten e 24 Tetorit 202, seanca do të zhvillohet në orën 12:00 dhe si gjyqtare paraprake e çështjes është zgjedhur Flojera Davidhi.

Gjyqtarja Davidhi do të vendosë edhe mbi çështjen nëse do të dërgohet ose jo për gjykim.

Nëse kreu i PD, Sali Berisha, shpallet fajtor ai mund të dënohet nga 4 deri në 12 vite burg për veprën penale “Korrupsion pasiv”, ndërkohë për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili po hetohet edhe për pastrim parash, masa e dënimit mund të variojë nga 5-15 vite burg./Radar.al

Kush është gjyqtarja që “ka në dorë” fatin e Berishës

Exit mobile version