TIRANË– Vetëm një ditë pasi dorëzoi në Kuvend mandatin e deputetit, socialisti Jurgis Çyrbja ka mbërritur në ambientet e SPAK rreth orës 09:55.
Sot Çyrbja pritet të njihet me akuzat e ngritura ndaj tij në SPAK.
Ndërkohë dje ish-deputeti socialist deklaroi se dorëzoi mandatin e tij si deputet, për arsye shëndetësore dhe se nuk ka probleme me drejtësinë.
“Kam nevojë për kohë. Do të kujdesem për shëndetin tim. Nuk kam asnjë shqetësim të natyrës ligjore. Dorëheqja nuk lidhet me thirrjen në SPAK. Ishte një vendim që e mora në vlerësim të situatës sime personale.”-u shpreh ai.
Hoqi dorë nga mandati i deputetit, a ka lidhje me SPAK? Reagon Jurgis Çyrbja: Kam nevojë për kohë


