Në strukturat e Policia e Shtetit po vijon një proces i gjerë ndryshimesh në nivelet drejtuese në qarqe.
Drejtori i Përgjithshëm, Skënder Hita, ka kërkuar dorëheqjen e disa drejtuesve aktualë, në kuadër të riorganizimit të kupolës së policisë dhe ndërtimit të një stafi të ri drejtues.
Deri tani, dorëheqjet zyrtare janë paraqitur nga drejtori i Policisë së Lezhë, Islor Islami, dhe drejtori i Policisë së Kukës, Loard Sallaku. Burime bëjnë me dije se priten edhe lëvizje të tjera në qarqe të ndryshme të vendit.
Në listën e drejtuesve që mund të preken nga ndryshimet përmenden edhe qarqet e Berat dhe Dibër, ndërsa nuk përjashtohen edhe zona të tjera.
Paralelisht me dorëheqjet, po vijon emërimi i drejtuesve të rinj. Erjon Ahmeti është caktuar në krye të Policisë së Fierit, ndërsa janë bërë edhe ndryshime në pozicionet e zëvendësdrejtorëve dhe shefave të komisariateve në disa qarqe.
Vetëm brenda një dite, sipas burimeve, janë firmosur dhjetëra lëvizje në strukturat e policisë, si pjesë e riorganizimit të brendshëm që pritet të vijojë edhe në ditët në vijim.


