Dragan Stojkoviç, i njohur si “Piksi”, përjetoi një nga momentet më të turpshme të karrierës së tij të shtunën në darkë, kur tifozët e detyruan të japë dorëheqjen gjatë ndeshjes së Serbisë ndaj Shqipërisë. Koret kundër tij e bënë të ngrihej, të përshëndeste publikun dhe të lërë zëvendësin të drejtonte skuadrën në minutat e fundit.
Pak minuta pas përfundimit të sfidës, Stojkoviç konfirmoi dorëheqjen dhe braktisi ekipin para se ai të udhëtonte drejt Andorrës për ndeshjen e radhës. Ky veprim u mirëprit nga tifozët serbë, por nuk kaloi pa kritika. Ish-futbollisti Rade Bogdanoviç nuk nguroi të nxirrte në pah shifrën e pabesueshme që trajneri kishte fituar gjatë periudhës së tij në drejtimin e Serbisë.
“Askush nuk do ta lejonte të merrte një rrogë prej 11 milionë eurosh për katër vite e gjysmë pa rezultate të dukshme. Ai ishte me fat që disa njerëz besonin se mund ta bënte këtë, por tani duhet të pranojë kritikat,” tha Bogdanoviç, duke e kritikuar hapur Stojkoviç.
Sipas mediave serbe, trajneri merrte një rrogë bazë prej 1.4 milionë eurosh në vit, por bonuset e shumta e çuan totalin në rreth 11 milionë euro për periudhën e tij në krye të ekipit kombëtar.


