TIRANË– Një prej bvashkëpuntorëve të drejtësisë, Erjon Alibej ka reaguar ditën e sotme gjatë seancës gjyqsore të “Plumbit të Artë”, ku pretendoi se mediat kanë insinuuar duke e prekur atë dhe familjen e tij në moral.
Teksa i drejtohet gjykatës, Alibej u shpreh se në rast se do përsëritet e njëjta gjë atëherë ai do të duhet t’i drejtohet me kërkesë trupës gjyqsore që në seancë të jetë i pranishëm ose ai, ose gazetarët e kronikës.
“I sugjeroj gazetarëve të kthejnë gishtin nga vetja përpara se të flasin për të tjerët. Jemi pak të shqetësuar për këtë situate.”-u shpreh bashkëpunëtori i drejtësisë përpara togave të zeza.
Seanca gjyqsore e kësaj të enjteje është shtyrë për të martën në orën 10.00, për shkak të mungesës së dy mbrojtësve ligjorë.
Gjykata e Posaçme vendosi pezullimin e afateve të paraburgimit për të gjithë të pandehurit deri në seancën e ardhshme.
Kujtojmë se i pandehuri Xhulian Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë në seancën e mëparshme. Sipas tij, për vrasjen e Elton Kilës, i njohur si “Oti”, financues dhe organizator nuk është Suel Çela siç pretendon Nuredin Dumani, por Erjon Alibej. Sipas Hoxhës, ai ka dashur ta eliminojë Kilën pasi ka pasur një marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij./Radar.al
Luan në shtëpi/ Pronari: E gjeta në rrugë, e rrita, por më ngordhi para 1 muaji


