DEVOLL– Flora Hoxha, një 76 vjeçare e cila prej orëve të para të mëngjesit të ditës së premte është larguar nga banesa e saj në fshatin Progër të Devollit është gjetur e pajetë.
Bëhet me dije se ajo është marrë nga rryma e ujit në kanalin kryesor të fshatit i cili prej 3 ditësh ka qenë i gjithi i mbuluar me ujë.
Për gjetjen e trupit u angazhuan forcat e policisë, zjarrfikësit dhe emergjencave civile dhe vetëm mëngjesin e sotëm është bërë e mundur gjetja e saj./Radar.al


