Nëna e Melisa Trëndafilit e cila prej ditësh ndodhet në spital pasi bashkëshorti tentoi ta digjte të gjallë, ka frikë se mos ngjarje e ngjashme përsëritet. Kjo pasi sipas saj familja e Melisës nuk ka mbrojtje nga policia.
Ana Sino tha se ka frikë pasi dhëndri i saj është ende në kërkim, teksa paralajmëroi se do bëjë vetëgjyqësi.
“Normale që kam frikë. Unë kam marrë me vete fëmijët se për sa kohë ai e bëri këtë mund të bëjë edhe të tjera. Unë kam 5 ditë këtu, duhet një kujdes për ata fëmijë. Po shikon ndonjë polic të më mbrojë mua? Kujdesi i spitalit është i veçantë, ka ardhur ministria e shëndetësisë, e falenderoj, vajzës i bëhet kujdes special, e falenderoj, por nga ana tjetër nuk ka një polic. Unë nuk kam ndonjë kujdes nga shteti. Unë shtetit i kërkoj që ai të kapet e të marr dënimin e merituar, se ne jetojmë me frikë. Më kanë marrë më kanë pyetur shef e operator, mua ça më pyet unë po ta di ku është fshehur e vras vet. Prandaj arrijmë në vetëgjyqësi. Unë po e gjeta do i bëj të njëjtën gjë që i bëri vajzës sime. Unë po ta di ku është do ta them ty? Vete e vras vetë unë”,-tha Ana Sino në Euronews Albania.

