Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria proteston, burri i Spiropalit bën karshillëk me rolex-in e tij

    Raportuesi i BE për Shqipërinë, Andreas Schieder: Shqipëria tashmë e ka një këmbë në kampin europian

    Balla ndjek debatin për Shqipërinë në Parlamentin Europian: Vendi ynë, favorit kryesor për anëtarësim në BE

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Dodik shkon në Izrael pavarësisht urdhërarrestit

    March 26, 2025
    Dodik shkon në Izrael pavarësisht urdhërarrestit

    Millorad Dodik, presidenti i entitetit të Republikës Sërpska (RS), ndodhet në Izrael ku më 26 dhe 27 mars do të marrë pjesë në një konferencë mbi antisemitizmin në Jerusalem, ndërkohë që ndaj tij është lëshuar një fletarrestim në Bosnje dhe Hercegovinë.

    Dodik ka arritur në Izrael të martën me një avion të Qeverisë së RS-së, që ishte nisur nga Beogradi i Serbisë.

    Një ditë më parë, në rrethana ende të paqarta, ai kishte kaluar kufirin mes Bosnjës dhe Serbisë për të shkuar në Batajnicë, afër Beogradit, ku mori pjesë në ngjarje të organizuara për përvjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe.

    Policia Kufitare e Bosnjë dhe Hercegovinës ka bërë të ditur se po zhvillon një hetim lidhur me kalimin e kufirit nga ana e Dodikut.

    Presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik, Radovan Vishkoviq dhe Nenad Stevandiq, janë të dyshuar për sulm ndaj rendit kushtetues, dhe ndaj tyre është lëshuar një fletarrestim qendror, siç është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë më 17 mars.

    Nëse ndaj një personi lëshohet një fletarrestim qendror, secila prej 16 agjencive policore në Bosnje dhe Hercegovinë është e detyruar ta arrestojë atë. Praktikisht, të gjitha agjencitë policore në vend kanë në kompetencat e tyre parandalimin e kryerjes së veprave penale, zbulimin e autorëve, ndriçimin e veprave dhe bashkëpunimin me prokuroritë përkatëse.

    Ndryshe, Dodik është përmendur si një nga folësit në konferencën në Jerusalem, që organizohet nga Ministria e Diasporës e Izraelit.

    Përveç Dodikut, folës në konferencë janë edhe figura të ekstremit të djathtë francez, presidenti i Argjentinës, Javier Milei, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti Isaac Herzog.

    Komisionari gjerman për çështjet hebraike, Felix Klein, e ka anuluar pjesëmarrjen në konferencë, gjë që është konfirmuar më herët për REL-in.

    “Kur zoti Felix Klein e pranoi ftesën disa muaj më parë, ai nuk ishte në dijeni se kush do të merrte pjesë në konferencë”, tha zyra e tij.

    Eli Tauber, themelues i Shoqatës “Hagada”, historian dhe anëtar i komunitetit hebre në Bosnje, mendon se Dodiku nuk do të duhej të merrte pjesë në një konferencë të tillë.

    Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se ata që e kanë ftuar Dodikun, do të duhej ta dinin se kush është ai dhe me çfarë merret.

    “Nëse e kanë anashkaluar këtë qëllimisht apo rastësisht, nuk hyj në këtë, por atëherë faji është krejtësisht i tyre”, vlerëson ai.

    Gjithashtu, ai mendon se qëllimi i Dodikut është të paraqesë situatën në Bosnje ashtu siç dëshiron ai, përfshirë edhe qëndrimet e zyrtarëve më të lartë të RS-së, të cilët pretendojnë se në Bosnje, konkretisht në Federatën e Bosnje e Hercegovinës, ekziston një politikë që mbështet Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./REL

    Izrael Millorad Dodik Millorad Dodik presidenti i entitetit të Republikës Sërpska
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria proteston, burri i Spiropalit bën karshillëk me rolex-in e tij

    June 16, 2026

    Raportuesi i BE për Shqipërinë, Andreas Schieder: Shqipëria tashmë e ka një këmbë në kampin europian

    June 16, 2026

    Balla ndjek debatin për Shqipërinë në Parlamentin Europian: Vendi ynë, favorit kryesor për anëtarësim në BE

    June 16, 2026

    Komisionerja Kos: Shqipëria ka bërë një hap të rëndësishëm përpara në rrugën e anëtarësimit në BE, me miratimin e IBAR

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.