Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Do të përcillem në atë botë me…”/ Fjalët prekëse të Birçe Haskos, ja çfarë thoshte në 2017

    May 23, 2026
    “Do të përcillem në atë botë me…”/ Fjalët prekëse të Birçe Haskos, ja çfarë thoshte në 2017

    Arti shqiptar humbi një nga njerëzit e tij më të vyer. Jo vetëm një aktor të madh, një profesor të rrallë dhe një emër që la gjurmë në kinematografi, por edhe një njeri që jetoi me dinjitet, ndershmëri deri në fund të jetës. Ndarja nga jeta e Birçe Hasko në moshën 84-vjeçare ka lënë pas një boshllëk të madh në botën e artit shqiptar, aty ku ai dha gjithçka nga vetja për më shumë se pesë dekada.

    I lindur në Dukat të Vlorës më 15 mars 1942, Birçe Hasko ia kushtoi jetën skenës, filmit dhe edukimit të brezave të rinj të artistëve. Pas diplomimit në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1969, ai u përzgjodh mes studentëve më të shkëlqyer për të mbetur pedagog në Akademinë e Arteve, ku për 43 vite formoi aktorë dhe artistë të rinj me përkushtim dhe disiplinë të rrallë.

    Në një intervistë të dhënë vite më parë, në vitin 2017, aktori tregonte me krenari se punën e kishte bërë “me ndershmëri”, duke qenë për studentët jo vetëm pedagog, por edhe prind. Ai kujtonte me emocion vitet e mësimdhënies dhe mënyrën sesi i kishte përgatitur studentët për jetën dhe profesionin e vështirë të artistit.

    “Jeta të rrëzon, të jep grushte, të gjakos, të ngre përsëri, prapë të godet me grusht, e ti prapë ngrihesh. Ja, kështu është ndërtuar jeta”, shprehej ai me urtësinë e një njeriu që kishte kaluar çdo sfidë me dinjitet.

    I pakompromis me parimet, Birçe Hasko tregonte se nuk kishte pranuar kurrë ndërhyrje apo “porosi” për të cenuar profesionin dhe talentin. Madje kujtonte një rast kur kishte refuzuar kërkesën e një funksionari partie për të penguar një student të konkuronte në Akademinë e Arteve për shkak të biografisë.

    “Unë nuk punoj në komitetin e partisë, punoj në Institutin e Arteve”, ishte përgjigjja e tij e prerë.

    Në atë intervistë të vitit 2017, aktori i madh foli edhe për politikën dhe realitetin e Shqipërisë. I zhgënjyer ai thoshte: “Ky vend është krimbur dhe nuk ka zot që e ç’krimb”.

    “Kurrë nuk iu afrova ‘të mëdhenjve’ për të përfituar. Nuk i kam dashur servilët. Birçe Hasko ka qëndruar servil vetëm para punës”, deklaronte ai asokohe me krenari.

    Edhe pse mbante titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh”, ai jetonte në një apartament modest dhe me një pension të vogël, por kjo nuk ia kishte vrarë kurrë shpirtin. Përkundrazi, ai ndihej i pasur nga ajo që kishte ndërtuar me djersë dhe ndershmëri.

    Ndërsa sot Shqipëria përcjell për në banesën e fundit një nga ikonat e saj të artit, fjalët e fundit të Birçe Haskos në atë intervistë mbeten një testament i jetës së tij: 

    “Unë Birçe Haskua, ndjehem i privilegjuar që kam jetuar me ndershmëri. Nuk kam frikë nga kurrkush. Unë, “Artisti i Merituar”, “ Mjeshtri i Madh”, e plot dekorata të tjera si këto, do të përcillem në atë botë me një pension shumë të vogël dhe nga një banesë po kaq të vogël. Por kënaqësitë shpirtërore ama, i kam deri atje, në majë”.

    Birçe Hasko
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    June 5, 2026

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    June 5, 2026

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    June 5, 2026

    BE vlerëson progresin e Shqipërisë: Pas Malit të Zi, vendi i radhës drejt anëtarësimit

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.