Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kosova merr 61.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

    Banesa u përfshi nga flakët/ Humb jetën babai me 2 fëmijët e mitur në Malishevë

    Mbrëmë u puth me Vanesën/ Dalin fotot e Indrit me ish-bashkëshorten e tij

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Do lërë mandatin nëse akuzat vërtetohen, zbardhet letra e Pandeli Majkos për SHISH: Më ktheni përgjigje nëse jam përgjuar

    January 8, 2025
    Dëmtimi i ambasadës shqiptare në Kiev/ Pandeli Majko zbulon mesazhin e koduar nga rusët

    Radar.al ka siguruar letrën që deputeti i PS Pandeli Majko i ka drejtuar ShISH ku i kërkon informacion dhe përgjigje lidhur me akuzat e Sali Berishës se ai është përgjuar me vendim gjykate nga SHIK.

    Në letër thuhet se në rast se ka pasur përgjim, duhen njoftuar organet kompetente si dhe kryeministri për të nxjerrë përgjegjësitë përkatëse.

    Radar.al ju kujton se ditën e martë, 7 Janar, Majko i kërkoi kryeparlamentares Elisa Spiropali të ushtrojë të drejtën e Kuvendit për të kërkuar informacione nga SHISH lidhur me akuzat e Berishës.

    Sipas kreut të PD, Majko ka dalë në përgjime për të mbledhur vota në Kukës kundrejt pazareve me zyrtarë të OSHEE.

    Lexo edhe: “U përgjua nga SHIK”- Pandeli Majko bën veprimin e papritur: Gati të dorëzoj mandatin, të hetohet akuza e Berishës

    Kujtojmë se Majko u zëvendësua nga Eduard Shalsi si drejtues politik në Kukës. Edhe për këtë Berisha e akuzoi si “kriminel elektoral”.

    Deklarata e Sali Berishës:

    Pandeli Majko është kriminel i madh elektoral në Kukës. Pandeli Majko është i regjistruar në tavolinë me regjistrues, të vendosur me vendim gjykate nga Shërbimi Informativ Kombëtar, jo për Pandeli Majkon, por për trafikantë droge dhe armësh që mblidheshin aty.

    At shkon dhe bie zoti Pandeli. Dhe aty, është shumë e vërtetë, dosja është edhe tek ata, është edhe tek unë, aty shkon Pandeliu me këtë Alban Çelën dhe drejtorin e OSHEE të Kukësit dhe fillojnë.

    Artikull me interes edhe:

    “Një ngjarje na ka tronditur të gjithëve…”- Ledion Liço rrëqeth me lajmin e trishtë në mes të Prime-t

    I thotë atij drejtorit, ti në Has do të kërkosh kaq shtylla centrifugale dhe do i marrësh në një kompani këtu buzë Erzenit. Ato kushtonin nja 40 deri në 60 mijë euro. Por i thotë, do faturohen 800 mijë euro, nga të cilat 300 do i dërgohen Tropojës për të blerë vota, 200 mijë do dërgohen në Durrës, të tjerat do përdoren në Kukës.

    Oficeri, i cili ishte në detyrë për të hedhur në çark trafikantët, habitet. Përveç kësaj, në bisedë aty, përfaqësuesit e Hasit kërkojnë armë, sepse Miftar Dautin, thonë ata, nuk e mundim dot. Kandidatin tonë, është reale çdo gjë.

    Tani ky oficer, njeri i përgjegjshëm, njeri i ligjit, e merr regjistrimin, përgatit dosjen dhe shkon e dorëzon në Skap. Po, dokument zyrtar.

    Vlora që vodhi arkivën sekrete të shërbimit të Kosovës dhe e çoi aty ku e çoi, ajo e di, dyshime shumë të forta se e çoi në Beograd, refuzon ta presë oficerin.

    akuza per pergjim Kukës letra OSHEE Pandeli Majko sali berisha shik pergjoi pandeli majkon SHISH
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kosova merr 61.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

    April 16, 2026

    Banesa u përfshi nga flakët/ Humb jetën babai me 2 fëmijët e mitur në Malishevë

    April 16, 2026

    Mbrëmë u puth me Vanesën/ Dalin fotot e Indrit me ish-bashkëshorten e tij

    April 16, 2026

    Dëm më shumë se 50 mln euro/ Prokuroria zbardh skemën: Si funksiononin mashtrimet me call center-at

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.