Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vëllai vret vëllanë në Kavajë

    Komisioni i Territoriales thërret Veliajn më 30 qershor për dëgjesë: Bashkia të marrë masa për praninë e tij

    Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë në rrezik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Djali yt ka bërë aksident, duhen 98 mijë euro”, Ra pre e mashtrimit, ja si bullgarët gënjyen 63-vjeçaren shqiptare në Greqi (EMRAT)

    September 3, 2024

    SANTORINI– Një 63-vjeçare shqiptare është mashtruar në Greqi pasi ra pre e mashtrimit duke i dorëzuar disa bullgarëve plot 98 mijë euro.

    Bëhet fjalë për një 63-vjeçare nga Fieri, Hatixhe Shanko ka denoncuar në policinë e Thirës se kishte marrë një telefonatë me numër të fshehtë nga një shtetase femër e identifikuar si punonjëse policie, sipas të cilës djali i Shankos, 39 vjeç, ishte përfshirë në një aksident rrugor dhe për këtë duhet të paguante 98 mijë euro.

    Sipas asaj që shkruajnë mediat greke 63-vjeçarja duhet t’i linte pranë një kazani mbeturinash në rrugën “25 Marsi” 303, ashtu sikurse edhe bëri.Pas hetimeve të kryera, policia greke ka identifikuar 4 autorët e përfshirë në mashtrim.

    Ata janë Nedyalko Vasilev 27 vjeç, Borislav Bozhanov 34 vjeç, Vesela Shtiliyanova, 29 vjeç dhe Stela Vasileva 24 vjeç, të gjithë shtetas bullgarë. Përmes kqyrjes së kamerave të sigurisë, policia ka identifikuar si marrës së cantës me para 27-vjeçarin Vasilev, ndërsa të tjerë si bashkëpunëtorë në organizimin e mashtrimit.

    Policia ka zbuluar se telefonatën e ka kryer 29-vjeçarja Shtiliyanova duke pretenduar si biri i viktimës kishte shkaktuar aksident me pasojë vdekje. Në rolin e këtij të fundit ka qenë 34-vjeçari Bozhanov, i cili në telefon ka qarë duke i kërkuar “nënës” së tij shumën e parave.

    Të katërt të dyshuarit janë arrestuar nga policia. 27-vjeçari Vasilev i ka dorëzuar policisë shumën prej 98 mijë e 500 eurosh, e cila më pas i është dhënë viktimës së mashtrimit.

    Fieri Hatixhe Shanko Nedyalko Vasilev Ra pre e mashtrimit Stela Vasileva Vesela Shtiliyanova
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vëllai vret vëllanë në Kavajë

    June 25, 2026

    Komisioni i Territoriales thërret Veliajn më 30 qershor për dëgjesë: Bashkia të marrë masa për praninë e tij

    June 25, 2026

    Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë në rrezik

    June 25, 2026

    Skandal/ Helmohen sërish nga ushqimi 50 studentë të Akademisë së Sigurisë

    June 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.