TIRANË– DJ Geek dhe partnerja e tij, Olsa Berani, po shijojnë pushimet zgjedhur një nga destinacionet më luksoze dhe romantike në botë për të kaluar pushimet e tyre Maldive.
Dyshja duket se po shijon në maksimum këto ditë pushimesh në vendin tropikal, duke ndarë me ndjekësit momente nga përditshmëria e tyre mes plazheve me rërë të bardhë dhe ujërave kristal të Oqeanit Indian.
Përmes fotove që kanë zgjedhur të ndajnë në rrjetet sociale, çifti ka publikuar imazhe të shumta që reflektojnë atmosferën e qetë dhe romantike të këtij udhëtimi. Fotot tregojnë një afërsi të dukshme mes tyre, duke konfirmuar edhe një herë se marrëdhënia e tyre tashmë është bërë plotësisht publike.

Prej kohësh, DJ Geek kishte zgjedhur ta mbante larg vëmendjes identitetin e partneres së tij, por pasi ajo u bë e njohur për publikun, çifti nuk është kursyer më në ndarjen e momenteve të përbashkëta.
Prej atij momenti, postimet romantike dhe paraqitjet e tyre si çift janë bërë gjithnjë e më të shpeshta, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Pushimet në Maldive duket se janë një tjetër kapitull i bukur në historinë e tyre, ku relaksi, natyra dhe momentet intime ndërthuren në mënyrë perfekte. Dyshja po shijon jo vetëm luksin e destinacionit, por edhe kohën cilësore larg angazhimeve të përditshme.
Me imazhet që kanë ndarë, DJ Geek dhe Olsa Berani përcjellin një atmosferë dashurie dhe harmonie, duke e kthyer këtë udhëtim në një nga më të komentuarit në rrjetet sociale ditët e fundit./Radar.al


