Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Emiratet e Bashkuara ndjekin shembullin e Anglisë e Australisë! Ndalojnë rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç

    Kërkimet për Eglant Koçin/ Gjendet një trup i pajetë në Ibë të Tiranës, dyshohet se i përket 34-vjeçarit

    Takimi i ministrave të NATO-s, Nufi: Investimet në mbrojtje garanci për sigurinë kolektive

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Dita vendimtare, Inzagi dhe Interi shihen sot “sy më sy”

    June 3, 2025
    Dita vendimtare, Inzagi dhe Interi shihen sot “sy më sy”

    Jemi brenda një paradoksi: ose Simone Inzagi largohet, ose rinovon deri në vitin 2027 me të gjitha ceremonitë që e shoqërojnë, foto, buzëqeshje, deklarata, përqafime e puthje. Ky është “tuneli” tepër i ngushtë dhe shumë i veçantë ku janë futur Interi dhe trajneri pas disfatës në Mynih, një tunel nga i cili, në një mënyrë apo në një tjetër, do të dalin deri sot, dita kur është caktuar takimi mes teknikut dhe drejtuesve zikaltër.

    Është e drejtë të thuhet “deri sot”, sepse çdo orë që kalon, mund të jetë vendimtare për përfundimin e kësaj historie. Të dhënat pas turpërimit me PSGnë tregojnë një tundim të fortë nga ana e Inzagit për të lënë Interin dhe për të firmosur me Al Hilal. Kontrata është e gatshme, pret vetëm firmën. Disa thonë, edhe pse nuk ka konfirmime, se presidenti i klubit arab ishte i pranishëm në Mynih për finalen. Ajo që është e sigurt: oferta është në tryezë prej ditësh dhe është shumë joshëse – 25 milionë euro neto në vit për tri sezone.

    SITUATA- Të dielën, Inzagi dhe drejtuesit e Interit kanë ngrënë mëngjes së bashku në Mynih, përpara se të ktheheshin në Milano. Ka qenë një rast për të thënë gjithçka që nuk shkoi mirë një natë më parë në fushë, por jo momenti për të folur për të ardhmen. Edhe ky, ndoshta, është një sinjal lamtumire? E vërteta është se loja është ende e hapur: ata që janë afër dhe ndjekin nga afër humorin e Inzagit, besojnë ende se ekziston një mundësi që ai të vendosë të qëndrojë në Milano. Ndoshta i shtyrë nga krenaria për rrugëtimin e bërë këtë sezon, që i ka sjellë Interit rreth 200 milionë euro nga shpërblimet e UEFA-s dhe të ardhurat. Ose ndoshta i ndikuar nga bashkëshortja e tij, Gaia Lukariello, për të cilën, sipas burimeve të mirinformuara, nuk është edhe aq e bindur të shkojë të jetojë në Riad. “Shkuam keq. Sot nuk kam shumë dëshirë për të folur. Kam qenë gjithmonë sportiv: humbja të dhembë, por e pranojmë”, ka deklaruar Inzagi publikisht, i afruar gjatë ditës nga “Striscia la Notizia” për “Tapiro d’Oro”, përpara se të mos përgjigjej fare kur iu bë pyetja direkte për Arabinë Saudite.

    Por në këtë histori ka rëndësi edhe qëndrimi i Interit, qëndrim që nuk ka ndryshuar as dje dhe që mbetet ai i shprehur publikisht nga presidenti Marota në stadiumin “Allianz Arena”: “Nëse trajneri dëshiron të qëndrojë, nuk ka asnjë problem, përkundrazi, do të marrë edhe rinovimin e kontratës”. Sigurisht, është vështirë të besohet se do të ketë ndonjë rritje të ndjeshme të pagës aktuale, që është 6.5 milionë euro plus bonuse. Pra, aktualisht Interi është në pritje, spektatore në këtë situatë: topi është në këmbët e Inzagit. Dhe është e qartë se, nëse vendos të largohet, trajneri do të duhet të heqë dorë edhe nga viti i fundit i kontratës aktuale, një hap aspak i thjeshtë, as përballë një oferte marramendëse si ajo e Al Hilalit./PanoramaSport

    “Pa e fut…”/ Laert Vasili zubulon si rezistoi 120 ditë pa kryer marrëdhënie s*ksuale: Vetshërbim

    interi Inzagi Mynih
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Emiratet e Bashkuara ndjekin shembullin e Anglisë e Australisë! Ndalojnë rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç

    June 18, 2026

    Kërkimet për Eglant Koçin/ Gjendet një trup i pajetë në Ibë të Tiranës, dyshohet se i përket 34-vjeçarit

    June 18, 2026

    Takimi i ministrave të NATO-s, Nufi: Investimet në mbrojtje garanci për sigurinë kolektive

    June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.